Basketboll

PRISHTINA FITON THELLË NË UDHËTIM TE TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina ka mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 65-105. në ndeshjen e fundit në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra nga kryeqyteti ishte më e mirë në këtë përballje nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan 9-27, për të vazhduar dominimin edhe në periudhën e dytë 13-26, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë. Prishtina e fitoi periodën e tretë 20-38 dhe atë të fundit e humbi 23-14, për të triumfuar në fund me rezultat 65-105.

Në fitoren e Prishtinës sonte u dalluan, Myles me 20 pikë e Alihodzic me 19 sosh

Tek Trepça spikatën, Irwin me 19 pikë e Azemi me 14 sosh.

Kjo ishte fitorja e 10 sezonale e Prishtinës sivjet, karshi 3 disfatave. Ndërsa, Trepça pësoi edhe disfatën e 12, karshi vetëm 2 fitoreve.

 

Komentet janë të mbyllura.