Basketboll

PEJA SONTE NË BULLGARI, PËR KËNDELLJE NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmjen e sontme në Plovdiv të Bullgarisë, skuadra kosovare, Peja zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike.

Pejanët sonte janë mysafirë të skuadrës, Academic Bultex, në ndeshjen e cila nisë nga ora 17:30.

Verdhezinjtë kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion të Ligës Ballkanike, derisa skuadra bullgare ka katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Pejë mes dy skuadrave, fitore kishte shënuar Academic Bultex me rezultat 87:98.

Peja është rikthyer në Ligën Ballkanike dhe shpreson se do të arrijë suksese sa më të mëdha në këtë garë.

Këtë edicion në BIBL është pjesëmarrëse edhe skuadra tjetër kosovare, Rahoveci, që ka një fitore dhe katër humbje.

Komentet janë të mbyllura.