Basketboll

BAYERNI FITON DERBIN E SKUADRAVE GJERMANE NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bayerni i Mynihut e ka fituar derbin e skuadrave gjermane në Euroligë, ndaj Albës së Berlinit.

Bavarezët kanë triumfuar ndaj berlinezëve, vetëm pas vazhdimeve 76-77, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz 72-72.

Vladimir Lucic me 19 pikë e Greg Monroe me 17 sosh, ishin më të dalluarit në këtë fitore të madhe të Bayernit sonte.

Tek Alba s’mjaftuan për fitore, Makai Mason me 17 pikë e Rokas Giedraitis me 15 sosh.

 

Komentet janë të mbyllura.