Basketboll

FERONIKELI MBETET PA TRAJNER, ZEQIRI KALON TE PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit që sivjet debutoi në elitën e basketbollit kosovar, ka mbetur pa trajner.

AsistiOnline.com ka mësuar se trajneri i deritanishëm i skuadrës, Petrit Zeqiri është larguar nga skuadra nga Drenasi.

Sipas po të njëjtave burime, Zeqiri është emëruar ndihmës trajner i parë i Jerenimo Sarinit tek skuadra e Pejës dhe atje pritet ta zhvillojë karrierën prej trajneri.

Vlen të ceket se me Zeqirin në krye “industrialistët” arritën sukses historik stinorin e shkuar, duke u inkuadruar në Superligë për herë të parë në histori të klubit.

Komentet janë të mbyllura.