Basketboll

DARDANI RIKTHEN PEJËN TEK FITORET E THELLA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme,  stinorin pranveror.

Pejanët sonte kanë triumfuar si vendas ndaj Ibar Rozhajës, me rezultatin final, 94-80, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën Ballkanike, ku debutuan për mrekulli edhe dy ardhjet e reja, Dardan Berisha e Arti Hajdari.

Peja e nisi shumë më mirë ndeshjen që në start, duke i fituar të dy periodat e para të ndeshjes bindshëm(31-14, 24-13). Ndërsa në pjesën e dytë, tempo e lojës paksa ra dhe kjo bëri që pejanët ta humbasin çerekun e  tretë(18-31). Ndërsa edhe në çerekun e fundit pësuan por minimalisht dhe kjo nuk ndikoi në fund për fitoren e pejanëve.

Përforcimet e reja, Dardan Berisha e Arti Hajdari ishin ndër më të dalluarit në fitoren e Pejës sonte. Berisha realizoi 23 pikë, Arti Hajdari kishte 13 pikë e Henrik Sirko realizoi double-double(22pk, 11krc).

Tek mysafirët nga Rozhaja u dalluan, Gavranic me 26 pikë e Simovic me 25 sosh.

Është kjo fitorja e tretë e Pejës në Ligën Ballkanike, që numëron edhe po aq disfata.

 

Komentet janë të mbyllura.