RAHOVECI: ALTIN MORINA DHE JABARI CRAIG ERDHËN PËR KUPA
Vreshtarët me Ilievskin synojnë titujt sivjet
(AsistiOnline) – Drejtuesit e klubit të rahovecit me të vërtetë punuan shumë gjatë verës ku e krijuan një ekip pothuajse të ri në krahasim me vitin që shkoji. Ata fillimisht i morën dy lojtarë kundërshtarëve të tyre të përbetuar KB Golden Eagle Yllit, Alban Veselin e Leonard Mekaj-n. Kryetrajner të ekipit e emëruan trajnerin që e shpalli Trepçën kampion, Neven Plantak.Gjithashtu ata i shtuan edhe gjashtë lojtarë të huaj duke e kompletuar rosterin e tyre për pjesmarrje edhe në gara evropiane.
Skuadra e cila i dha zjarr basketbollit kosovar në këto 2 vitet e fundit dhe është ndër më të merituarat që basketbolli përsëri e mori përpjetën në Kosovë pasi pati start fenomenal në ciklin vjeshtor. Ata kishin 8 fitore dhe vetëm një humbje nga Feronikeli, që ishte befasia më e madhe e stinorit vjeshtor. Pas kësaj humbje dhe dështimeve në Ligën Ballkanike e Fiba Europe Cup, skuadra e shkarkoi trajnerin Neven Plantak dhe angazhoi ish trajnerin e Prishtinës Marin Iliveskin me të cilin kaltër e bardhët kishin fituar titullin e kampionit të Balkan Ligës dhe Kosovës.
Me ardhjen e trajnerit filluan edhe ndryshimet në rosterin e ekipit ku deri në fund të stinorit u larguan të gjithë lojtarët e huaj që u angazhuan në fillim. Deri në xhiron e14-të ata e kishin një seri të mrekullueshme prej 11 fitoreve e vetëm 1 humbje mirëpo në këtë javë filloi seria e tyre e zezë pasi që u mposhtën fillimisht nga Bashkimi në Prizren e më pas patën edhe tri humbje tjera rradhazi deri në fund të stinorit gjë që ndikoi të humbin kreun e tabelës. Vreshtarët e përfunduan stinorin vjeshtor në pozitën e dytë në renditjen tabelare me 11 fitore e 5 humbje, dy më shumë se lideri aktual Sigal Prishtina.
Në afatin kalimtar trajneri Illievski me ngulm kërkoi që ta sjell në rradhët e veta njërin ndër lojtarët kryesor të rivalëve të tyre, Golden Eagle Yllit, Altin Morinën gjë që edhe e arriti. Morina së bashku me dyshen Bunjaku e Zekiqi ishin lojtarët bartës të ekipit therandas që patën paraqitje të mrekullushme së bashku në vjeshtë.
Përpos Morinës ata në rradhët e veta sollën edhe një lojtar nën trapez, Jabari Craig. Jabari luan në pozitën “qendër”, ndërsa është i gjatë 208 cm, ku së fundi ishte pjesë e skuadrës nga superliga rumune, Focsani.
Në momentet e fundit vreshtarët përforcuan radhët edhe me gjigantin korpoulent 208 cm të gjat 137 dhe 115 kg të rëndë , Raheem Johnson. Me këto dy kulla binjake dhe Altin Morinën rahovecianët kanë mbuluar pozitat e zbrazura me largimin e Christian Bradfordit, Javis Howardit e Josh Davisit i ardhur së fundmi, ndërsa në sekondat e fundit të afatit kalimtar është larguar edhe Rron Grapci i cili u kthye në Pejë
.
Komentet janë të mbyllura.