Basketboll

SEKRETARJA E FBK-SË: JEMI DUKE PUNUAR MAKSIMALISHT PËR TI KRYER OBLIGIMET NDAJ GJYQTARËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas komunikatës zyrtare nga Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës në lidhje me bojkotin nga gjyqtarët vendorë për ndeshjet zyrtare në Kosovë, ka folur edhe sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku.

AsistiOnline.com ka kërkuar një përgjigjje zyrtare nga krerët e FBK-së, për gjendjen e krijuar në ditët e fundit me gjyqtarët e basketbollit kosovar dhe sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku iu është përgjigjur interesimit të AsistiOnline.com në lidhje me këtë çështje.

Përgjigjja zyrtare nga sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku, dhënë AsistitOnline.com dhe ne ju sjellim atë, origjinale dhe pa ndërhyrje:

“Ne i kemi kryer obligimet per muajt shtator dhe tetor ndaj gjyqtareve dhe vezhguesve te FBK-se dhe qendrojme prapa fjales se do ti kryejme obligimet e muajit dhjetor ne javen e ardhshme, ndersa obligimet e nentorit (kostoja eshte shume e larte) do ti kryejme deri ne muajin mars.
Po ashtu qendrojme prapa fjales se do te bejme perpjekje qe nga pagesat e janarit e tutje te bejme zgjidhje qe te paguhen me rregull.
Gjithashtu me lejoni t’ju njoftoj se FIBA eshte ne dijeni per krejt situaten (per vonesen e pagesave nga FBK kundrejt refereve) dhe ka qene FIBA qe na ka lejuar te marrim refere te huaj, por ne te njejten kohe na kane bere te qarte qe nese vazhdon bojkoti i gjyqtareve do ti terheqin Klinikat e parapara te organizohen nga FBK ne bashkepunim me FIBA dhe se do te rrezikohet delegimi i gjyqtareve te FBK qe jane te licencuar ne FIBA me propozim te FBK, dhe ne kete menyre ata do te mund te kene pasoja.
E tere kjo situate eshte per te ardhur keq, sepse ne si FBK jemi shume te interesuar te arrijme marreveshje, andaj shfrytezoj rastin ti beje thirrje Shoqate se Gjyqtareve dhe gjithe komunitetit te tyre qe te reflektojne dhe te pranojne ate qe FBK po ofron dhe te vazhdojme punen se bashku”, thuhet tutje në përgjigjjen e dhënë nga sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku.

 

 

Shpresojmë se palët shumë shpejtë do të merren vesh dhe do të tejkalohet situata dhe kriza financiare aktuale për të miren e basketbollit që sivjet pas një dekade është bërë jashtëzakonisht interesant dhe i bukur dhe kjo po shihet edhe me ndeshjet, rezultatet befasuese dhe mbushjen e palestrave.

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.