MË TË REJAT E FUNDIT NGA ÇËSHTJA, FBK-SHGJBK
Prishtinë(AsistiOnline) – Çështja e bojkotit të ndeshjeve nga referët kosovarë, pas borxheve të pashlyera nga FBK-ja, në drejtim të tyre, tashmë është rritur si shqetësim.
AsistiOnline.com po e përcjellë me vëmendje këtë zhvillim, për ti informuar basketbolldashësit kosovarë dhe ju sjellë më të rejat e fundit nga çështja në fjalë.
Në lidhje me situatën që po ngjan deri në këto momente, AsistiOnline ka kontaktuar me sekretaren e FBK-së, Elvira Dushku e cila dha këtë përgjigjje sot:
“Sonte ne ora 19:00 ka takim Bordi i FBK-se dhe Bordi i SHGJBK-se dhe pas kesaj kuptohet se a ka marreveshje apo jo me SHGJBK”.
Ndërsa takimin e sontëm e ka konfirmuar edhe SHGJBK, por pa dashur të jap ndonjë detaj, përpos komunikatës së fundit të cilën e kishin dhënë ditë më parë, Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit Kosovar dhe ne ju sjellim edhe njëherë atë, të plotë dhe pa ndërhyrje:
“Të nderuar gazetar sportdashës e në veçanti ju të Basketbollit.
Komentet janë të mbyllura.