“KOBE BRYANT, ERDHI QETË DHE HYRI NË HISTORI, PËRJETË. PUSHO NË PAQE LEGJENDË” – ASISTIONLINE.COM
Prishtinë(AsistiOnline) – Të dielën , bota e basketbollit mbeti pa njërin prej lojtarëve më të mëdhenjë në histori të këtij sporti:Kobe Bryant vdiq tragjikisht në moshën 41 vjeçare.
Kobe Bryant humbi jetën tragjikisht në fatkeqësi ajrore pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte ai dhe vajza e tij 13 vjeçareGianna u rrëzua në kodrat mbiCalabasas në�Kaliforni.Aksidenti ndodhi në ora 10 sipas kohës lokale (19 sipas kohës tonë). Ky lajm eshokoi tërë�botën, jo vetëm adhuruesit e basketbollit dhe sportit.
“KobeBryant ishte gjigant i cili mrekulloi dhe ngazëlleu me lojën dheshkathtësit e tij në parket, me miliona e miliarda njerëz në mbarë botën ndërsa ishte njeri që inspiroi po aq njerëz memadhëstinë e tij edhe jashtë palestrave”, deklaroikryebashkiaku i Los Angelesit, Eric Garcetti për LATimes. Ai shtoi se KobeBryant me intelektin, njerëzinë dhe modestin e tij, si një baba, bashkëshort dhe gjeni kreativ ishte ambasador i vërtet i basketbollit botëror.
“Kobe do të jetoj për herë në zemrën eLos Angelesit dhe�do të kujtohet si një ngaherot më të mëdhenjë në histori të këtij qyteti”, ka përfunduarGarcetti.
Ndërsa legjenda e LALakers, 81vjeçari Jerry West i cili ishte drejtor gjeneral i skuadrës në vitin 1996 kur edraftoi Kobe-in, ishte i dërmuar me këtë lajm. �
“Posaçërisht kur ishte i ri, të jesh pjesë e jetës së tij, ta shohësh se si po rritet dhesi po zhvillohet në njërin prej më të mëdhenjve të gjitha kohëve ka qenë kënaqësi e papërshkrueshme, ndërsa dita e sotme është dita më tragjike në jetën time’’, ka thënë West legjendar.
I shokuar ka mbetur edhe ishpresidenti i SHBA-ve,Barack Obama.
“Kobe ishtelegjend në fushë dhe atë e humbëm pikërisht në momentin kur e filloi aktin e dytë në jetën e tij”, tha�presidenti Obama i cili shtoi se të humbasësh edhe vajzën e tij 13 vjeçareGianna-në ishte edhe më�zemërthyese për neve që jemi prindër.“Michelle dhe unë i dërgojmë ngushëllimet më të thella, dashurinë�dhe lutjet tonaVanessas dhe mbarë familjesBryant, nëkëtë ditë të trishtueshme” thapresidentiObama.
KOBE BRYANT (1978 – 2020)
Kobe(Joe)Bryant u lind më 23 gusht 1978 në Philadelphia të SHBA-ve. Edhe pse e pëlqente shumë lojën e futbollit, Bryant duke qenë i biri i një basketbollisti të NBA-së(Joe Bryant) vendosi të nisë karrierën basketbollistike duke filluar të luajë në Philadelphia të SHBA-ve me një prej shkollave të mesme atje – Loëer Merion. Ai hyri në NBA drejtpërdrejt nga shkolla e mesme që nuk është gjë e zakonshme për basketbollistët në SHBA dhe u draftua si zgjedhja e 13-të, nga skuadra e Charlotte Hornets, por menjëherë më pastaj Hornets e tregtuan atë tek LA Lakers dhe ai më pas luajti tërë karrierën e tij 20-vjeçare me ekipin tjetër nga NBA, Los Angeles Lakers, duke e fituar 5 herë, kampionatin me ekipin në fjalë.
FËMIJËRIA E BRYANTIT
Kur Bryant ishte gjashtë vjeç, babai i tij u tërhoq nga NBA dhe transferoi familjen e tij në Rieti të Italisë për të vazhduar të luante basketboll profesional në një nivel më të ulët. Pas dy vitesh ata e transferuan së pari në Reggio Calabria dhe më pas në Pistoia dhe Reggio Emilia. Kobe u mësua me stilin e jetës së tij të re dhe mësoi të flasë rrjedhshëm italisht. Ai tash është veçanërisht i dashuruar në Reggio Emilia, të cilin e konsideron një vend të dashur dhe ku i kishte kujtimet e tij më të mira të fëmijërisë. Ndërsa atje, ai mësoi seriozisht të luante basketboll. Në fakt, Bryant filloi të luante basketboll kur ishte 3 vjeç dhe Lakers ishin skuadra e tij e preferuar, ndërsa kur u rrit, iu plotësua ëndrra e fëmijërisë. Në moshë të re, ai mësoi gjithashtu të luante futboll dhe ekipi i tij i preferuar ishte skuadra italiane, A.C. Milan. Kur babai i Kobe-IT, Joe u tërhoq si lojtar në 1991, familja u transferua përsëri në Shtetet e Bashkuara. Jo më kot, Bryant konsiderohet si një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, për faktin se kishte karrierë të jashtëzakonshme basketbollistike:
Komentet janë të mbyllura.