Basketboll

SI E PËRJETUAN MERAKLITË E BASKETIT, VDEKJEN E KOBE BRYANTIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Në episodin e sontëm të ASISTIT 408, mysafirë në studio ishin 4 të ftuar nga grupi “Merakli t’basketit”.

Me ndarjen nga jeta të ikonës basketbollistike, Kobe Bryant, AsistiOnline.com morri nga një opinion të shkurtër nga të ftuarit, se si e përjetuan vdekjen e Kobe Bryantit ata.

I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Kobe Bryant është jashtëzakonisht, Andi Haxhiu.”Kobe Bryant ka qenë prej heronjve të mi te fëmijërisë. Eleganca, mprehtësia, dhe vendosmëria e tij janë shembuj që kam tentuar ti ndjekë edhe në përditshmërinë time. Vdekja e tij është definitivisht goditje e rëndë për komunitetin e basketbollit. Cka e bënë edhe më tragjike është vdekja e vajzës së Kobet, Gianna Bryant, që ishte prej prospekteve më premtuese per WNBA. Bota e basketbollit humbi njërën nga ikonat e saj qëndrore, kurse ne humbëm njërin prej karaktereve që na bëri ta duam këtë sport”, u shpreh ai.

“Ishte një vdekje e papritur, nuk e menduam se një njeri që i dha shumë basketbollit, do të na lërë kaq shpejt”, tha administratori i grupit, Besim Xhemajli.

Të pikëlluar nga vdekja e Bryantit, kanë mbetur edhe tre “meraklitë” e tjerë të basketbollit, Armend Haziri, Ardit Zubaku e Jon Bajraktari të cilët mendojnë se kjo është humbja më e madhe për basketbollin, sepse ky njeri i dha shumë këtij sporti.

Më në detaje, për bisedën me “meraklitë e basketit”, ndiqeni sonte episodin 408 të ASISTIT në Art Sport 1, nga ora 21:00.

Komentet janë të mbyllura.