Basketboll

RAHOVECI VAZHDON 100% NË STINORIN PRANVEROR

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci e ka arritur edhe fitoren e katërt rresht në stinorin pranveror të Superligës së Basketbollit të Kosovës.

”Vreshtarët” sonte kanë arritur ta mposhtin, ish-kampionin e Kosovës, Bashkimin me rezultatin final të sfidës, 101-81.

Në fakt, Bashkimi ishte rival i denjë i Rahovecit vetëm në çerekun e parë(23-24), sepse më pas vendasit e morrën krejtësisht ndeshjen nën-kontroll dhe fituan tri periodat vendimtare të ndeshjes(30-23, 27-15, 21-19) që në fund i mundësuan fitore të thellë.

Kreatorë të fitores së Rahovecit sonte ishin, Darrell Davis e Josh McFolley me nga 21 pikë, Altin Morina me 16 pikë, Alban Veseli e Aron Nwankwo me nga 14 pikë, si dhe Bardh Rexha me 10 sosh.

Tek Bashkimi u dalluan, Terik Brigdeman me  20 pikë, Musab Mala me 15 pikë e Corey Ross me 14 sosh.

Ishte kjo fitorja e 17 sezonale e Rahovecit sivjet, që ka edhe 5 disfata. Ndërsa, Bashkimi pësoi disfatën e 8, karshi 12 fitoreve.

Xhiron tjetër të dyja skuadrat kanë punë të vështirë, Rahoveci i shkon Yllit e Bashkimi luan ndaj rivalit lokal, Ponte Prizreni.

Komentet janë të mbyllura.