Basketboll

DINO n’ASIST

ANALIZA E DINOS NË ASISTIONLINE DIÇKA E PAPARË DERI TASH

ANALIZA E DINOS NË ASISTIONLINE DIÇKA E PAPARË DERI TASH  

(ASISTIONLINE) – Ndeshjet shumë më interesante dhe më përfundime dramatike, basketbolli shumë më i bukur dhe atraktiv, kanë ndikuar në mbushjen dhe krijimin e atmosferës e cila i ka munguar basketbollit tonë , ta e një dekadë. Shih për këtë, nevoja për të qenë edhe më analitik, për të informuar në mënyrë edhe më të detajuar dhe me ekspertizë, ka motivuar AsistiOnline që t’i bashkoj forcat me Andin Rashicën, ish trajnerin e Prishtinës dhe ndihmës trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës.

Dino si e njohim ndryshe Andin Rashicën po na sjell detajet dhe thellësin e analizave të ndeshjeve të Superligës, me syrin e trajnerit, duke na shpjeguar taktikat e suksesshme por dhe gabimet e skuadrave, nga java në javë e Superligës së Basketbollit të Kosovës e cila sivjet definitivisht është më interesantja dhe më e bukura në 15 vitet e fundit.

Dëshmi e kësaj janë palestrat e mbushura si rezultat i Superligës së balancuar ku secila skuadër është në gjendje ta mposht secilën, pa dallim. Kjo u pa edhe së fundmi në dy ndeshjet e Feronikelit i cili i bëri telashe të mëdha Pejës dhe Prishtinës, pastaj kemi fitoren e Trepçës ndaj Pejës këtë vikend sikurse edhe triumfi i Yllit ndaj liderit Rahovecit i cili nga ana tjetër, sivjet e ka mposhtur tri herë rresht kampionen aktuale , Sigal Prishtinën. Ndërsa “nënçmimi” i skuadrës së fundit në tabelë Lipjanit mund t’i kushtoj shtrenjtë skuadrave sikurse i ndodhi Bashkimit dhe në ndeshjen e fundit të dielën edhe prishtinasit  patën telashe të mëdha me Lipjanin.

Gjithë kjo po e bënë këtë edicion fantastik dhe po na paralajmëron se sa më shumë po i afrohemi pranverës, skuadrat po luajnë më mirë dhe më bukur ndërsa ndeshjet po bëhen jashtëzakonisht interesante dhe dramatike sikurse ishte të shtunën në Prizren dhe të dielën në Therandë. Në derbin prizrenas i cili shkoi në vazhdime, Bashkimi kishte minus prej 6 pikëve ndërsa kishin mbetur 17 sekonda lojë por me dy treshe fantastike portokallinjtë barazuan rezultatin dhe më pas, gjatë lojës shtesë, shndërruan disfatën në fitore. Ndërkohë, Ylli dhe Rahoveci përgatitën edhe një spektakël në derbin e komshinjve . Ishte kjo një xhiro shumë e bukur dhe interesante të cilën enkas për ju në mënyrë shumë speciale do ta analizoj dhe komentojë AsistiOnline së bashku me Dinon.

Është kjo edhe një risi dhe e paparë në mediumet shqiptare (online), ku tjetër veç se në ASIST dhe ASISTIONLINE, adresën e vërtet të basketbollit në shqiptari

Koha është t’ju lëmë me Dinon dhe analizat e tij fantastike që pa dyshim se do t’ju shërbejnë shumë, jo vetëm lojtarëve, trajnerëve e gjyqtarëve por edhe ekspertëve dhe gjithë adhuruesve të basketbollit.

Në vazhdim kënaquni me analizat e ndeshjeve të bukura dhe dramatike të zhvilluara gjatë këtij vikendi!

 

DINO n’ASIST – XHIRO 24

Së bashku me AsistiOnline, këtë javë kemi analizuar tri ndeshje shumë interesante të vikendit. Po fillojmë me derbin prizrenas.

 

BASHKIMI – PONTE PRIZRENI 101:92

17 SEKONDA , DY TRESHE DHE BASHKIMI HUMBJEN E SHNDËRRON N’FITORE

Në derbin prizrenas, Ponte humbi lojën e fituar ndaj Bashkimit, pas vazhdimeve. Nga fillimi i takimit vërehej se cak i Bashkimit ishte ndalja e Urim Zenelajt, duke veçuar dyfishimin agresiv që i bëhej nën trapez.

VIDEO 1 – Dyfishimi i Urimit dhe hapësira e krijuar për shut për shkak të ndihmës në brendi 

Arpagjikët në mbrojtje rrezikuan shutin për tre pikë pasi që tërë ekipi fokusohej nën trapez. Po ashtu vlen të theksohet mbrojtja në mënyra të ndryshme ndaj “pick n’roll” me “side defense” për t’i mbyllur depërtimet nga mesi dhe ajo e ndërrimit të lojtarëve “sëitching game”. Në disa raste kishte edhe ndërrim të trefishtë apo “triple sëitch”

VIDEO 3 – Mbrojtja e pick n’rollit e Bashkimit

 

Ekipi I Bashkimit, në fillim të takimit has në probleme me mbrojtjen zonale 1-3-1 të Ponte Prizrenit.

VIDEO 2 – mbrojtja zonale e Pontes 1-3-1

Në vazhdim të takimit, Ponte krijoj epërsi për shkak të ndërrimit të shpejtë të mbrojtjeve, sulmeve të ngutshme të Bashkimit dhe shfrytëzimit të hapësirave në sulm.

Mirëpo, rënia e koncentrimit në dy minutat e fundit të çerekut të dytë dhe të katërt mund të jenë shkaktar të humbjes së takimit nga Ponte.

Kur kishin mbetur vetëm 2 minuta e 30 sekonda në fund të pjesës së parë, Ponte kishte epërsi 34:27, e cila u përmbys pas një serie 12:6 të Bashkimit.

Megjithatë, pakujdesia më e madhe ndodhi në fund të takimit kur kishin mbetur 17.1 sekonda dhe rezultati ishte 86:80 për Ponten. Dy gabimet e bëra, mundësojnë Bashkimin ta barazoj rezultatin, për të shkuar në vazhdime.

Gabimi i parë ishte vendosja e gabuar e lojtarëve të Pontes pas time-outit të kërkuar nga Bajra dhe nuk iu kushtua vëmendje Musab M<alës i cili qëlloi treshe në çastet vendimtare sikurse në Mitrovicë kundër Trepçës.

Gabimi i dytë ishte mos shkaktimi i faullit nga lojtarët e Bashkimit kur kishin mbetur vetëm 10 sekonda dhe u lejua tentimi për tri pikë të cilin Bridgeman e realizoi duke barazuar rezultatin dhe dërguar ndeshjen në vazhdime.

Po të shkaktonin personale lojtarët e Pontes, portokallinjtë do të kishin 2 gjuajtje të lira ku do të kishte mundësi të huqjes apo në rastin më të keq do të ishte 1 pikë epërsi për Ponten dhe topi i tyre. Kështu duke rrezikuar lejimin e gjuajtjes për tri pikë doli një “bixhoz” i cili i kushtoi Pontes pasi Bashkimi në vazhdime e shndërroi humbjen në fitore!

VIDEO 4 – Pakujdesia e Pontes qe shkaktoi humbjen

 

Nesër ju sjellim analizën e re …cila do të jetë ? – Shihemi nesër

 

 

Komentet janë të mbyllura.