Basketboll

YLLI 6/6 NË PRANVERË, TRIUMFON NDAJ PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli  e ka fituar edhe përballjen e gjashtë pranverore në elitën e basketbollit kosovar.

Therandasit sonte kanë triumfuar në udhëtim tek Ponte Prizreni ke rezultatin final të ndeshjes, 80-88.

Prizreni e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 26-23, por më pas Ylli u këndell dhe fitoi dy periudha me radhë, 15-27, 17-21 dhe e morri bindshëm avantazhin e ndeshjes, Prizreni përkundër që fitoi, çerekun e tretë(22-17), kjo nuk fitoi për fitore dhe në fund Ylli iu gëzua fitores.

Më të dalluarit në fitoren e Yllit sonte ishin, Valon Bunjaku me double, double(24pk, 11krc e 7ast), Jameel McKay poashtu me double, double(24pk, 13krc), si dhe Samir Zekiqi me 12 pikë e Rilind Krasniqi me 11 sosh.

Te Prizreni s’mjaftuan për triumf, Andre Wolford me 22 pikë e Ty Nichols me 21 sosh.

Ishte kjo fitorja e 16 sezonale e Yllit, krahas 6 disfatave. Ndërsa, Prizreni pësoi disfatën e 10, krahas 13 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.