Basketboll

PRISHTINA FITON NDAJ TREPÇËS, RIKTHEN KREUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka fituar përballjen kryesore të ditës në kuadër të xhiros 25 në elitë e basketbollit kosovar.

Kryeqytetasit në shtëpi kanë arritur të triumfojnë ndaj rivalit të vjetër, Trepçës me rezultatin final, 71-54.

Prishtina ishte skuadër që e kishte nën-kontroll ndeshjen pothuajse gjatë tërë kohës dhe fitoi të katërt periodat e ndeshjes(17-13, 16-15, 16-7, 22-19), duke arritur fitore të merituar në fund.

Pikë dyshifrore në fitoren e Prishtinës sonte arritën, Anthony Goods(14), Jordan Johnson(13), e Mikaile Tmusic(12).

Tek Trepça u dalluan, Alante Fenner(17), Besnik Azemi(16), DJ Hanes(12).

Prishtina rikthen kreun e renditjes tabelare me një ndeshje më shumë se Rahoveci, ndërsa Trepça mbetet në pozitën e 7-të.

 

Komentet janë të mbyllura.