Basketboll

FITORE TË FAVORITËVE, NË JAVËN E PARË TË PRANVERËS TEK FEMRAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së djeshme dhe sot është zhvilluar xhiro e parë e stinorin pranveror në elitën e basketbollit kosovar femëror.

Lideri i pakontestueshëm i tabelës deri tani, Bashkimi ka startuar me fitores bindëse, duke mposhtur Trepçën me rezultatin e thellë 72-40.

Në anën tjetër, sonte Penza si mysafire ka mposhtur Kastriotin e Ferizajit me shifrat e thella 40-91.

Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Mabetex Prishtina ka triumfuar ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin final 60-96.

Pas javës së parë pranverore, tabelës i prinë Bashkimi bindshëm, pasohet nga Prishtina, Penza, Trepça, Kastrioti dhe i fundit Vëllaznimi.

Komentet janë të mbyllura.