Basketboll

PEJA APO YLLI PËR KUPË: ENIGMA QË KUPTOHET SONTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme padyshim që na pret një spektakël basketbolli në qytetin e Rahovecit, kjo për faktin se luhet finalja e “FINAL 8” të Kupës së Kosovës që sivjet u organizua në Rahovec.

Fati deshti që në finale të takohen, dy ekipe shumë serioze sivjet në elitën e basketbollit kosovar. Bëhet fjalë për Pejën dhe Yllin, ekipe që me plotë meritë janë në finale.

Realisht Ylli në kampionatin e Superligës, gjendet para Pejës në renditje, si i treti. Ndërsa, Peja gjendet e pesta. Në takimet e ndërsjella sivjet, rezultati ësht 2-0 në favor të Pejës, pra pejanët kanë mposhtur dy herë therandasit, por një gjë duhet ta kemi të qartë, finalet gjithmonë janë interesante dhe ndeshjet e Kupës janë ndryshe nga ndeshjet e ligës, andaj nuk duhet bazuar në to.

Një fakt që duhet të ceket patjetër është se, Peja e ka të fituar 5 herë Kupën e Kosovës në histori të klubit, për dallim nga Ylli që nuk e ka fituar asnjëherë dhe nëse e e fitojnë therandasit, kjo do jetë historike për ta.

Ndeshja nisë në ora 20:30 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”, si dhe Klan Kosova.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në

Komentet janë të mbyllura.