Basketboll

MARMARINOS: FITORJA ERDHI FALË LUFTËS SË MADHE TË LOJTARËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Christos Marmarinos ka folur mbrëmë pas fitores së ekipit të tij, ndaj Islandës.

Marmarinos tha se fitorja erdhi falë luftës së madhe të lojtarëve në parket, porse nuk ka kohë për pushim, pasiqë i pret ndeshja me Luksemburgun.

“Fitoren e arritën basketbollistët dhe jo unë. I gjithë ekipi u angazhua dhe fitorja erdhi me meritë. Jam shumë krenar për lojën që shfaqën lojtarët, sepse përkundër lëndimeve, të Bunjakut dhe Jones ne treguam karakter e ky është një mesazh se duam të vazhdojmë me fitore”.

“Ne do të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e tjera. E gabimet që bëmë dje, do të mundohemi ti rregullojmë para ndeshjes me Luksemburgun”, tha Marmarinos në fund të takimit.

 

Komentet janë të mbyllura.