Basketboll

ALARM TE RAHOVECI: MEKAJT I PËRSËRITET LËNDIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditëve të fundit skuadra e KB Rahovecit nuk po gjen fare qetësi me lëndimet.

AsistiOnline.com ka mësuar se fundorit Leonard Mekaj, iu është përsëritur lëndimi i mëhershëm.

Mekajt gjatë stërvitjeve të sontme me skuadrën e Rahovecit, sipas ekzaminimeve mjekësore iu është përsëritur fraktura në hundë.

Leo, është lojtari i tretë që lëndohet së fundmi te Rahoveci, pas Alban Veselit e Darrell Davisit

Komentet janë të mbyllura.