Basketboll

RAHOVECI ME SHUMË MUNGESA NË SFIDËN E SONTME

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po përballet me një mori lëndimesh në ditët e fundit.

Para përballjes së sontme me Ibarin e Rozhajës në kuadër të Ligës Ballkanike, Rahoveci do të jetë minus me 2 deri në 4 lojtarë të rëndësishëm të skuadrës.

Lojtarët e lënduar që do të mungojnë për Rahovecin janë, Darrell Davis e Leonard Mekaj. Ndërsa, Altin Morina dhe Alban Veseli ende janë në pikëpyetje, se a do të kenë minutazh për këtë sfidë, por në 12-she pritet të jenë.

Sfida e sontme nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.