Basketboll

AMERIKANI I NIKLIT: JEMI TË URITUR PËR TRIUMF, NDAJ TREPÇËS SYNOJMË FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori amerikan i ardhur së fundmi tek Feronikeli, Dayon Griffin po beson se skuadra e tij do të nxjerrë rezultat pozitiv përballë Trepçës.

Në një bisedë ekskluzive për AsistiOnline.com, Griffin tha se ai dhe skuadra “industrialiste” janë të etur për fitore dhe këtë gjë besojnë se do ta arrijnë.

“Si unë ashtu edhe ekipi, jemi përgatitur, ekipi ynë punoi shumë gjatë pushimit disa javor në praktikë dhe ka treguar shumë kimi të mirë. Ndihem vërtet mirë për këtë. Besoj se do ta fitojmë këtë lojë. Ne jemi te uritur për fitore”, tha Griffin për AsistiOnline.com

Feronikeli luan sonte ndaj Trepçës në kuadër të xhiros së 26 në elitën e basketbollit kosovar. Ndeshja luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.