Basketboll

DINO N’ASIST: PEJA I SHKAKTOI YLLIT DISFATËN E PARË NË PRANVERË

NIGEL JOHNSON FANTASTIK ME 36 PIKË

(ASISTIONLINE) – Pas gjashtë fitoreve rresht në pranverë, Golden Eagle Ylli para publikut të vet duke u mposhtur nga me rezultat 77:84. Ishte kjo fitorja e katërt e Pejës kundrejt therandasve sivjet, duke përfshirë edhe finalen e Kupës së Kosovës.

Më i merituari për fitoren e 14-të të Pejës sivjet ishtre Nigel Johnson me 35 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime kurse Brett Prahl shtoi 14 pikë e 9 kërcime. Henrik Shirko ishte i vetmi me double double të dy 10-sheve, 10 pikë e kërcime. Dyshja reprezentuese Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi shënuan nga 9 pikë.

Nga ana tjetër tek Golden Eagle Ylli edhe një herë shkëlqeu Valon Bunjaku me triple – double fantastik, 29 pikë (7 treshe nga 13 tentime) dhe dy 10-she, 10 kërcime dhe 10. Por këto ishin të pamjaftueshme. Ja edhe pse Peja ishte më e mirë.  

 

Dino n’Asist: YLLI – PEJA

Ylli edhe në këtë ndeshje shfrytëzoi mjaftë mirë kundërsulmet. Përmes tyre ekipi suharekas u shkaktoi mjaft probleme pejanëve të cilët përkundër përvojës kanë probleme në tranzicionin në mbrojtje. Të udhëhequr nga Valon Bunjaku i cili bashkë me Everettin dhe Zekiqin po i japin energji lojës së Yllit në fazën e sulmit.

VIDEO 1 – KUNDERSULMET E YLLIT

 

Përveç kundërsulmeve, në lojën e mirë të Yllit në sulm ndihmuan edhe pikët e Valon Bunjakut, sidomos pas tresheve që I shënoi pas fazës së pick n’rollit.

VIDEO 2 – TRESHET E VALON BUNJAKUT PERMES BLLOKUT

 

Ndihmë e madhe për ekipin pejan ishte Nigel Johnson. Loja e tij në fazën e sulmit ishte mjaftë e mirë ku përveç pikëve ai  përmes asistimeve shërbej edhe lojtarët e tij ndërsa ishte aktiv edhe në kërcim, duke mbledh 8 topa .

VIDEO 3 – LOJA E JOHNSON NE SULM

 

Mirëpo ajo që u vërejt tek skuadra pejane ishte vonesa në fazën e kundërsulmit për shkak të vonimit të  pasimit të parë për shkak të ngadalsimit të Johnsonit i cili driblonte më shumë se sa duhej. Kjo e linte jashtë lojës treshen Dardan, Drilon dhe Shirko që së bashku shënuan vetëm 28 pikë kurse vet Johnson 35.

VIDEO 4 – VONESA E PASIT TE PARE NE KUNDERSULMET E PEJES

 

Poashtu Peja u mundua që të ndaloj sulmet e Yllit përmes mbrojtjes zonale dhe presingut, gjatë të cilës pati disa herë probleme në pozicionim.

VIDEO 5 – MBROJTJA ZONALE E PEJES

 

Gjë tjetër që ndihmoi Pejën ishte edhe mbrojtja e mirë e pick n’rollit, gjatë të cilës bënë shumë vjedhje të topave dhe pastaj kundërsulme të shpejta që rezultuan me shënime.

VIDEO 6 – MBROJTJA E MIRE E BLLOKUT NGA PEJA

 

Në fund fitoren e Pejës e vulosi përvoja e lojtarëve dhe mbrojtja e tyre agresive, përmes të cilës konkretizuan nga kundërsulmet duke shënuar fitoren e 14 sivjet dhe shkaktuar disfatën e parë Yllit që ishte i pamposhtur në pranverë.

VIDEO 7 – MBROJTJA AGRESIVE NË ÇEREKUN E KATËRT NGA PEJA

Komentet janë të mbyllura.