BIBL NJOFTON ZYRTARISHT PËR TËRHEQJEN E RAHOVECIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, Liga Ballkanike ka njoftuar zyrtarisht për tërheqjen e KB Rahovecit nga ndeshjet e mëtutjeshme në këtë kompeticion.
Në komunikatën e BIBL thuhet, se Rahoveci nëpërmjet FBK-së ka kërkuar nga BIBL ta lirojë nga detyrimet në Ligën Ballkanike, shkaku i telasheve financiare të cilat po ia vështirësojnë pjesëmarrjen aty.
”Menaxhmenti i KB Rahoveci, me miratimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, na njoftoi se ekipi në fjalë nuk do të marrë pjesë më në ndonjë lojë të ardhshme të BIBL në sezonin 2019-20, për shkak të çështjeve financiare dhe paaftësisë për të siguruar buxhetin për një kompeticion ndërkombëtar.
Në 48 orët në vijim, menaxhmenti i BIBL, do të publikojë orarin për pjesën tjetër të sezonit, qëllimi kryesor do të jetë të sigurojë të katër ekipet e mbetura në garë, të njëjtat kushte të barabarta për të luajtur dhe për të fituar titullin e sezonit 2019 – 2020 në BIBL”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.
Komentet janë të mbyllura.