FENERI PËSON NË RUSI, RREZIKON PLAY OFF-IN
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit turk, Fenerbahçe e ka pësuar edhe një humbje dëshpëruese në Euroligë.
Është ekipi rus nga Moska, Khimki që ka gjunjëzuar ekipin e Zeljko Obradoviqit me rezultat, 82-68.
Më të dalluarit në fitoren e Khimkit sonte ishin, Alexey Shved me 23 pikë e Devin Booker me 15 sosh.
Tek Feneri më të disponuarit ishin, Ali Muhammed me 13 pikë e Nando DeColo me 11 sosh.
Feneri me këtë humbje, rrezikon seriozisht pozitën e vet në Plaf Off, sepse gjendet i 8-ti, vendi i fundit që dërgon aty, ndërsa Khimki gjendet në pozitën 7-të.
Komentet janë të mbyllura.