Basketboll

DAVIS: NËSE KORRIGJOJMË GABIMET NGA NDESHJA E FUNDIT ME TA, SONTE DO JEMI FITIMTARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kryesor i Rahovecit, fundori amerikan Darrell Davis, ka folur në një pronocim ekskluziv për AsistiOnline.com, para ndeshjes me Pejën.

Davis është dukur optimist por edhe i kujdesshëm në deklarim në sfidën me pejanët.

“Si ekip ne jemi jashtëzakonisht të përgatitur për një ekip me përvojë si Peja. Ne e kuptojmë se nuk do të jetë një lojë e thjeshtë, megjithatë ne kemi forcë për të mposhtur këdo në këtë ligë. Fokusi ynë kryesor do të jetë ndalja e depërtimeve të kundërshtarit dhe kufizimi i shënimeve të lehta në tranzicion. Nëse kjo korrigjohet nga ndeshja e fundit, besoj se do të jemi fitimtarë”, tha Davis para ndeshjes.

Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Rahovecit, luhet sot nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1, si dhe Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.