Basketboll

FBK MERR VENDIM: PËR SHKAK TË COVID19 NDESHJET PA PUBLIKË

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) duke iu referuar Vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë në mbledhjen e sontme, njofton të gjithë anëtarët e saj, klubet e Superligës së Kosovës, Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Meshkujve, Ligës së Parë të Femrave, Ligës së Dytë të Meshkujve, dhe të gjitha klubet e ligave të kategorive të reja, se ndeshjet e basketbollit nga data 12.03.2020 (e enjte) duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura, pra pa praninë e publikut.

Kjo është një nga 11 masat e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sontme.

Gjithashtu Federata e Basketbollit të Kosovës njofton të gjithë anëtarët e saj (klubet/shkollat/shoqatat) se qëndrimi në palestër krahas lojtarëve/eve, shtabeve teknike, ju lejohet edhe zyrtarëve të klubeve, ku numri i tyre nuk guxon të jetë më i madh se 15 për secilin klub.

Po ashtu të pranishëm nga zyrtarët e FBK-së në palestra, duke përfshirë këtu gjyqtarët e vëzhguesin, numri i tyre në total nuk guxon të jetë më i madh se 10 në një ndeshje basketbolli.

Pjesëtarët e partnerit medial të FBK-së, ART MOTION mund të jenë të pranishëm në palestra, derisa mediat tjera që dëshirojnë të përcjellin ndeshjet duhet që së pari të marrin leje nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Të pranishëm në palestër duhet të jenë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa në ndeshjet e Superligës së Kosovës edhe pjesëtarët e Sigurimit Privat.

Duhet theksuar se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën mbrëma, ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për mbrojtje nga kronavirusi. Një prej 11 masave është edhe:

“Aktivitetet publike e jopublike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut, si ngjarjet sportive, koncertet e konferencat deri në një vendim tjetër”.

Me respekt,

Elvira DUSHKU

Sekretare e Përgjithshme

Komentet janë të mbyllura.