Basketboll

PEJA PËRFORCOHET ME DY AMERIKANË, NË POZITA TË NDRYSHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Me mbylljen e afatit kalimtar për basketbollistët e huaj, pa përforcime s’ka mbetur as skuadra e KB Pejës.

Ekipi pejan ka paraqitur për regjistrim në FBK, dy basketbollistë të huaj.

Robert Cartwrigt i gjatë 1.88cm dhe luan në pozitën e fundorit, ku së fundmi(2018/19) është paraqitur me ekipin ”UC Irvine” nga NCAA me një mesatare prej 7.1 pikë, 2.3 kërcime e 2.1 asiste për ndeshje.

 

 

 

 

Pejanët kanë nënshkruajtur edhe me Vernon Goodrige i gjatë 2.06cm dhe që luan në pozitën e qendrës. Lojtari në fjalë së fundi është paraqitur me ekipin ”Bucaneros” nga Venezuela, ku kishte një mesatare prej, 7.6 pikë, 5.7 kërcime, 0.7 asiste për ndeshje.

Komentet janë të mbyllura.