MINISTRJA DUMOSHI TAKOHET ME KRERËT E SPORTIT KOSOVAR LIDHUR ME COVID19 (CORONAVIRUS)
Prishtinë(AsistiOnline) – Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka pritur në një takim krerët e Federatave Sportive të Kosovës në lidhje me pandeminë e shfaqur në tërë botën së fundmi – KoronaVirus.
Në takim, ishte prezent edhe kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, z.Arben Fetahu.
Në këtë takim u diskutua lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr.01/07 të datës 11/03/2020 me qëllimi të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, ku nga afër u diskutua zbatimi i këtij vendim duke ditur që pjesëmarrja dhe interesimi i qytetarëve në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë është shumë i madh në vendin tonë, andaj edhe rreziku dhe mbrojtja duhet të jenë nën-kontroll.
Pas bisedave në mes Ministres dhe krerëve të Federatave, u arrit dakordim që si masa parandaluese në pajtim me Vendimin do të pezullohen aktivitetet tek grup moshat e reja sipas procesit të pezullimit në sistemin arsimor (Stërvitjet në klubet, shkollat e sportit, kuvendet e punës të organizatave sportive,dhe tryezat të ndryshme), deri në Vendim tjetër nga Qeveria e Kosovës.
Krejt në fund, Ministrja Dumoshi falënderojë krerët e Komitetit Olimpik dhe të Federatave Sportive për bashkëpunimin dhe seriozitetin që të ketë vëmendje të shtuar për këtë situatë në të cilën gjendet mbarë bota edhe pse në Kosovë deri tani fatmirësisht nuk kemi as një rast të konfirmuar me këtë virus.
Komentet janë të mbyllura.