MESAZH EDHE NGA SUPERLIGA E FEMRAVE – FLET IRMA KONJUSHA(VIDEO)
(VIDEO + LAJM) Irma Konjusha ndjen keqardhje për situatën e krijuar dhe...
Prishtinë(AsistiOnline) –Njëra ndër basketbollistet më të mira, viteve të fundit në basketbollin kosovar femëror, Irma Konjusha, është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.
AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët/et kosovarë/e, po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Irma Konjushën e cila tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.
”Përshëndetje, Unë jam Irma Konjusha, basketbolliste e klubit të femrave ”Mabetex Prishtina”. Sa i përket situatës, ndjej keqardhje për të gjithë, është e vështirë të qëndrohet në shtëpi. Sidomos për ne që kemi qenë aktiv, duke u stërvitur dy herë në ditë, por shëndeti është mbi të gjitha. Uroj të mos zgjat kjo situatë shumë dhe ti kthehemi normalitetit. PANIK JO – KUJDES PO. I përshëndes të gjithë fansat e ASISTIT nga unë Irma”.
Irma Konjusha për AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.