EKSKLUZIVE: PEJA TREGON SE ËSHTË PRO APO KUNDËR ANULIMIT TË KAMPIONATIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori në basketbollin kosovar është anuluar me vendim të bordit të FBK-së, ka raportuar ekskluzivisht pak më herët AsistiOnline.com
Menjëherë pas këtij vendimi, AsistiOnline kontaktoi me drejtuesit e klubit të Pejës për të marrë një prononcim nga ta dhe të njëjtin në përgjigjjen e tyre treguan se e përkrahin vendimin e FBK-së për të anuluar stinorin, sepse sipas tyre shëndeti dhe jeta e njerëzve është obligim parësor edhe pse
”Ne si Pejë, mendojmë që FBK-ja ka marrë vendim të pranueshëm për të gjitha klubet për shkak se kjo situatë askush nuk e din se sa do të zgjatë. Ndërsa për klube është ndihmesë e madhe për mos tu futur në obligime me lojtarët që më vonë munden me qenë fatale duke e pas parasysh që parashikohet të jetë krizë financiare pas mbarimit të Pandemisë së Coronavirusit, poashtu do të ishte shum e vështirë vazhdimi i kampionatit për shkak të përgatitjeve fizike të lojtarëve duke e ditur se janë të izoluar dhe pa aktivitete normale fizike . Si përfundim mendojmë që FBK ka marrë vendimin e duhur ngase në këto momente e gjitha që na duhet është shëndeti i popullit, ndërsa aktivitet sportive e kulturore janë në rend të dytë”, thuhet në prononcimin zyrtar të Pejës dhënë ekskluzivisht AsistiOnline.com
Të kujtojmë se në pranverë, Peja ishte skuadra më në formë në basketbollin kosovar dhe falë kësaj arriti ta fitojë edhe Kupën e Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.