Basketboll

EKSKLUZIVE: KY ËSHTË VLERËSIMI I RAHOVECIT PAS ANULIMIT TË SEZONT

Federata e Baketbollit të Kosovës sot ka marrë bendim që stinori 2019/20 në elitën e basketbollit kosovar të anulohet tërësisht shkaku i Pandemisë COVID-19.

Në lidhje me këtë vendim të FBK-së, AsistiOnline.com kontaktoi me drejtuesit e ekipit të Rahovecit, se a e përkrahin ata këtë vendim të FBK-së.

Pas anulimit të sezonit nga FBK për shkak të Pandemisë “Covid 19”, AsistiOnline.com ka kontaktuar KB Rahovecin, më saktësisht anëtarin e bordit dhe ish-kryetarin e klubit, Bekim Hoxha. Hoxha e ka cilësuar si një vendim të drejtë duke pasur parasysh rrethanat e krijuara pas pandemisë.

“Sapo morëm informatën që FBK ka anuluar stinorin e Superligës në basketboll dhe ne si klub mendojmë që është një vendim i drejtë duke pasur parasrysh rrethanat e krijuara jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën. Në këto momente më rëndësi është të kalohet kjo situatë dhe pastaj do të këmi kohë për të gjitha”, tha Bekim Hoxha, ekskluzivisht për AsisitiOnlione.com.

Komentet janë të mbyllura.