Basketboll

NBA MUND TË RIKTHEHET NË MAJ, POR ME KËTË KUSHT…

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA mund të rikthehet në muajin Maj të këtij viti.

Mediat amerikane raportojnë se drejtuesit e ligës NBA, po e shqyrtojnë mundësinë që kampionati të vazhdojë në muajin maj, por me rregulla shumë strikte. Megjithatë nëse NBA do të kthehet, ndeshjet pritet të luhen pa publikë, Pra ekipet do të detyrohen të luajnë në salla bosh.

Ideja e drejtuesve të garës është që të gjitha klubet dhe të gjithë lojtarët të vendosen në të njëjtin hotel dhe të luajnë ndeshjet në një vend, duke zvogëluar kështu mundësinë e kontaktit me të infektuarit, pohojnë mediat amerikane.

Përkundër këtyre spekulimeve, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga krerët e NBA-së, se si do të veprohet tutje.

Komentet janë të mbyllura.