Basketboll

STATISTIKA SUPER-EKSKLUZIVE, SONTE NË ASISTIN 419 [VIDEO]

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër që Pandemia COVID-19 e ka paralizuar botën e basketbollit dhe sportit në përgjithësi, Asisti nuk po ndalet së punuari për t’ju mbajtur në afërsi me basketbollin.

Natën e sontme emisioni i vetëm në shqiptari, kushtuar vetëm dhe ekskluzivisht basketbollit – ASIST, do të vazhdojë me episodin 419, që do të jetë super-ekskluziv.

Fillimisht do të rikujtojmë dhe analizojmë karnavalin fantastik 5 ditor të Kupës së Kosovës dhe edicionin më të bukur deri tash që u mbajt në Rahovec

Ndërsa ajka e emisionit janë analizat statistikore unike dhe ekskluzive që askund në shqiptari nuk mund t’i gjeni:

Në kuadër të top listës individuale do të shohim se cili ishte basketbollisti me më së shumti epitete të MVP-së, kush ishte më së shpeshti në 5-shen e Javës, kush e mban rekordin e pikëve, kërcimeve, asistimeve apo bllokadave në një ndeshje dhe shumë e shumë analiza tjera individuale… PLUS EDHE ATO EKIPORE … të pa para deri tash

Çka t’ju themi tjetër veç se rrini në shtëpi, ruajuni nga virusi dhe kënaquni me ASISTIN 419, super të nxehtë.

Komentet janë të mbyllura.