Basketboll

TOP-LOJTARËT ME INDEKS REKORD BRENDA NJË NDESHJE [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Sa i përket lojës së vlefshme apo indeksit brenda një ndeshjeje, kte edicionpatëm 5 basketbollistë që u dalluan nga të tjerët. Rekordin e indeksit më të mirë e mbanë kapiteni i Pejës Drilon Hajrizi i cili në duel ndaj Feronikelit, me 1 dhjetor 2019 u vlersua me indeksin fantastik prej +51. Në pozitat 2 dhe 3 janë Urim Zenelaj i Ponte Prizrenit dhe Tamas Bruce i Lipjanit me indekset prej +45. Urimi këtë e bëri pas paraqitjes fenomenale ndaj Trepçës me 29 janar të këtij viti ndërsa Tamas Bruce ishte i jashtëzakonshëm në fitoren sensacionale të Lipjanit ndaj Bashkimit dhe atë në Sezai Surroi, me 12 janar. Krejt në fund, në pozitat 4 dhe 5 i kemi dy basketbollistë me indeks identik
prej plus 44: Valon Bunjakun dhe Malcolm Canadan. Valoni kte notë e meritoi pas paraqitjes fantastike ndaj Pejës me 1 mars 2020, vetëm 2 javë para se të ndërpritej edicioni kurse Canada këtë vlerësim e mori ndaj Niklit me 5 tetor.

TOP LISTA INDIVIDUALE: INDEKSI MË I LARTË NË NJË NDESHJE (REKORDI)

DRILON HAJRIZI MBAN REKORDIN PËR EDICIONIN 2019/2020

1. DRILON HAJRIZI (PEJ) +51
2. URIM ZENELAJ (PPZ) +45
3. TAMAS BRUCE (LIP) +45
4. VALON BUNJAKU (GEY) +44
5. MALCOLM CANADA (PPZ) +44

Komentet janë të mbyllura.