Basketboll

LISTA E TOP-5 REKORDMENËVE NË GJUAJTJE TË LIRA PËR NJË NDESHJE [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Plejmejkeri i Trepçës DJ Hanes ishte ekzekutuesi më i mirë i gjuajtjeve të lirasivjet dhe mbanë rekordin në një duel pasi që me 19 tetor të vitit të kaluar, ndaj Pejës realizoi 13 penale nga 15 tentime. Në pozitën e dytë është Stivie Clark i Bashkimit i cili po ashtu ndaj Pejës por me 27 tetor kishte qenë perfekt nga vija e gjuajtjeve të lira duke mos huqur asnjë nga 11 tentimet. Pozita e tretë është e rezervuar për Valon Bunjakun e Golden Eagle Yllit që realizoi poashtu 11 gjuajtje të lira mirëpo ju desh një tentim më tepër. Ai këtë e bëri me 7
Mars kundër Sigal Prishtinës. 11 gjuajtje të lira, por nga 13 tentime i kishte shënuar edhe Demarkus Stuckey, në duelin e Lipjanit me Trepçën, me 6 tetor kurse listën e realizuesve më të mirë të penaleve në një ndeshje e përmbyll Malcolm Canada i Ponte Prizrenit i cili në ndeshjen e 9 shtatorit 2019 ndaj Lipjanit, kishte qëlluar 10 nga 12 tentimet.

TOP LISTA INDIVIDUALE: REKORD I GJUAJTJEVE TË LIRA NË NJË NDESHJE

DJ HANES MË SË SHUMTI, CLARK MË I PAGABUESHMI
1. DJ HANES (TRE) 13/15
2. STEVIE CLARK (BASH) 11/11
3. VALON BUNJAKU (GEY) 11/12
4. DEMARCUS STUCKEY (LIP) 11/13
5. MALCOLM CANADA (PPZ) 10/12

Komentet janë të mbyllura.