KAPITENI I VËLLAZNIMIT, KOMENTON ÇËSHTJEN E VAZHDIMIT TË GARAVE NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori 2019/20 ende është i paqartë në Ligën e Parë të Kosovës, pasiqë Federata ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë rang garash në basketbollin kosovar.
Në një bisedë me AsistiOnline.com, kapiteni i liderit të Ligës së Parë – Vëllaznimit, Driton Rraci e ka komentuar vazhdimin apo anulimin eventual të garave në këtë kategori.
”Së pari uroj të na kalojë kjo pandemi që na ka bllokuar në të gjitha sferat e jetes, të kthehemi në temë: Ne si klub qysh se në fillim i kemi hyrë garave që të jemi në krye të tabelës dhe besoj se deri në këtë pikë e kemi arritur qëllimin e mbi të gjitha jemi pa asnjë humbje në ligën e parë. Qëllimi tjeter ka qenë dhe fitimi i Kupës të cilen poashtu e kemi arritur dhe besoj që ka qenë synim i secilit klub që konkuron në këtë ligë ku me përkrahje të paktë materiale, por me vullnetin e lojtarëve gjë që unë si kapiten ju jam mirënjohës të gjithëve për kontributin e dhënë pa kushte. Për momentin besoj që është e njejtë, si në të gjitha klubet ku po shpresojmë të kalojë sa më shpejtë kjo situatë dhe ti kthehemi normalitetit, si në sport po ashtu dhe në pikat tjera. Faleminderit për interesimin e juaj AsistiOnline që na përkrahni dhe interesoheni për klubet tona. Faleminderit!”, mbylli prononcimin kapiteni i gjakovarëve.
Të kujtojmë se deri në pezullimin e stinorit në Ligën e parë, Vëllanzimi ishte lider bindës në këtë rang garash, ndërsa sekretarja e FBK-së sot ia konfirmoi AsistitOnline, se vendimi për këto gara do të merret të martën.
Komentet janë të mbyllura.