Basketboll

KAPITENI I AS PRISHTINËS – FLET RRETH VAZHDIMIT TË GARAVE NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori i pezulluar tash e dy muaj në Ligën e parë të Kosovës, ende nuk e ka mësuar fatin e vet për sivjet, mirëpo vendimi për të pritet të merret shumë shpejtë.

Në një bisedë me AsistiOnline.com, kapiteni i As Prishtinës, Alban Latifaj ka folur në emër të klubit duke dhënë mendimin, se a do të ishte më mirë që kampionati të vazhdojë apo të anulohet.

“Shpresoj që së pari të gjithë njerëzit të jenë mirë dhe shëndosh dhe sa më parë të kaloj kjo gjendje pandemie. Ne si ekip duke pasur parasysh qëllimet e ekipit tonë, për tu futur në Superligë, për neve më mirë do të ishte që të vazhdon liga, normalisht duke i respektuar vendimet e IKSHP-së. Mirëpo të shohim se si do rrjedhin gjërat,” tha Latifaj.

Të kujtojmë se As Prishtina, deri para pezullimit të stinorit ishte në pozitën e dytë të renditjes tabelare në Ligën e parë me gjasa reale për ta siguruar Superligën për stinorin e ardhshëm.

Komentet janë të mbyllura.