NBA PO FILLON NË KORRIK
Prishtinë(AsistiOnline) –Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA me shumë gjasa do të rifillojë stinorin e pezulluar, pas pandemisë COVID-19.
�
NBA është në bisedime me kompaninë ”Walt Disney” në një skenar për një rinisje të stinorit në Floridan Qëndrore në fund të korrikut dhe kjo është shenja më e qartë që akoma liga beson se sezoni mund të vazhdojë pas pandemisë së quajtur koronavirus.
�
”ESPN Wide World of Complex Sports” është një kampus prej 255 hektarësh me arena të shumta që mund të organizojnë lojëra njëkohësisht edhe stërvitje dhe plani i NBA’së është që stinori të rifillojë dhe të përfundojë aty.
�
Zëdhënësi i NBA, Mike Bass tha se bisedat janë tejet konkrete dhe se kompleksi në fjalë do të përdoret jo vetëm për lojëra, por edhe për stërvitjet dhe strehimin e skuadrave gjithashtu.
�
“Prioriteti ynë vazhdon të jetë shëndeti dhe siguria e të gjithë personave të përfshirë, dhe ne po punojmë me ekspertë të shëndetit publik dhe zyrtarë qeveritarë për një seri udhëzimesh gjithëpërfshirëse për të siguruar që protokollet dhe mbrojtjet e duhura mjekësore janë në vend e pastaj të fillojmë,” tha Bass.
Komentet janë të mbyllura.