Basketboll

ÇFARË GODITJE E MILANOS, AFËR NËNSHKRIMIT ME YLLIN E CSKA-SË

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Skuadra italiane nga qyteti i modës, Armani Milano shumë shpejtë pritet ta kompletojë transferin më spikatur të merkatos verore, përcjellë AsistiOnline.com

Milanezët po i shfrytëzojnë krisjet e mardhënieve në mes të CSKA Moskës dhe Kyle Hines që pritet ti ndajnë rrugët shumë shpejtë dhe këtë pritet që ta shfrytëzojë si është më së miri, skuadra e Milanos që pritet ta transferojë qendrën e shkurtër por tepër të papërshtatshme amerikane.

Pas shtatë vjetësh me CSKA Moskën, katër herë kampioni Eurolig5s dhe kapiteni i ekipit, Kyle Hines do të lëviz nga ekipi rus dhe destinacioni i tij i radhës do të jetë Armani Milano, gjithnjë sipas mediave italiane.

Para CSKA’së, Hines luajti edhe për Olympiacosin me të cilët gjithashtu arriti titullin e Euroligës(2012, 2013). Ai gjithashtu luajti për Brose Bambergun në Gjermani dhe Verolin në Itali – ku filloi karrierën e tij në Evropë më 2008.

Komentet janë të mbyllura.