Basketboll

GJIGANTI NGA KOSOVA QË LUAN PËR KOMBËTAREN GJERMANE, FLET PËR FTESËN EVENTUALE TË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Në mbarë botën ka shumë basketbollistë kosovarë, që po luajnë me shumë sukses nëpër liga të ndryshme e një nga rastet e tilla është edhe kosovari me pasaportë gjermane, Drilon Pllana
 
Ështe vetëm 17 vjeçar, por gjatësia e tij është plotë 2.12cm, talenti vushtrrias që është lindur e rritur në shtetin e Gjermanisë, pas paraqitjeve të mira me ekipet e grupmoshave të reja gjermane, menjëherë morri ftesë nga Përfaqësuesja Gjermane U-16 me të cilët vitin e kaluar luajti në Kampionatin Evropian i mbajtur në Itali – Divizioni A, shkruan AsistiOnline.com
 
Në një bisedë me AsistiOnline.com, Driloni ka folur më shumë për veten, duke treguar se ku po luan aktualisht, pretendimet e së ardhmes, por edhe një dëshirë, që në të ardhmen pse të mos luajë edhe për Kosovën, shteti nga i ka rrënjët.
 
Unë vitin e kaluar pra në verë kam luajtur në kampionatin evropian U-16 me Gjermaninë që u mbajt në Itali. Tani sezonin e kaluar kam luajtur në Bundesliga U-19, por pastaj kam pasur disa lëndime dhe është dashur me ndërpre sezonin pas 3 muajve dhe kam luajtur në disa liga më poshtë sa për ta rimarrë veten nga lëndimi.
Për sezonin e ri unë planifikoj të luaj prapë në Bundesliga U-19, si dhe Mens Oberliga dhe me i zhvillu ushtrimet dhe me i zhvillu ligën e dytë. Deri më tani gjithçka më ka ecur pothuajse për mrekulli, normalisht që për të ardhmen mendoj që do të ngritem sa më shumë në karrierrë”.
 

 

Krejt në fund, Pllana u pyet nga AsistiOnline se a do të ishte i gatshëm që në të ardhmen ti bashkangjitet Përfaqësueses së Kosovës dhe ai e dha këtë përgjigjje.
 
Më ka ardhur shanca që të luaj për Gjermaninë dhe unë e kam pasaportën gjermane, dmth më takon tani të luaj për Gjermaninë. Sa i përket Kosovës, varet tash qysh është puna me pasaportën time. Por qejf kisha pasur, nëse më vije mundësia në të ardhmen, pse jo. Kosova është shteti prej nga vinë prindërit e mi, kështuqë gjithçka mbetet e hapur”, përfundoi prononcimin ekskluziv, Pllana i lindur në vitin 2003 në Gjermani. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.