Basketboll

ISH-TRAJNERI I RAHOVECIT, BËHET ME SKUADËR TË RE

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Trajneri i skuadrës së Rahovecit në stinorin që lamë pas, Marjan Illievski është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com

Maqedonasi që përveç Rahovecit në Kosovë, drejtoi edhe ekipin më të trofeshëm në vend, Sigal Prishtinën, tashmë ka arritur marrëveshje që ta drejtoi skuadrën nga elita maqedonase, KK Pelister.

Lajmi është bërë i ditur, sot nga mediat maqedonase të cilat marrëveshjen e Illievskit me Pelisterin e kanë bërë punë të kryer.

Skuadra e Pelisterit, pritet që në stinorin e ri të hyjë me ambicie shumë të mëdha në Maqedoni, por edhe në gara ndërkombëtare dhe me Illievskin në krye synon ti realizojë këto plane. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.