Basketboll

DRILON HAJRIZI TREGON SE SA PAGA I KA BORXH PEJA

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Basketbollisti dhe kapiteni i sivjetmë i KB Pejës, Drilon Hajrizi dje ka qenë i ftuar në Sports Show të Klan Kosovës, ku ka folur për punën e kontratës me klubin pejan dhe pagën e tij që nga nisja e pandemisë COVID-19.
 
Hajrizi ka thënë se me fillimin e pandemisë dhe me anulimin e garave, kanë filluar problemet financiare, por ai pret që ato të shlyhen, sepse klubi i Pejës ka qenë korrekt çdo herë, përcjellë AsistiOnline.com
 
Ështe një situatë shumë e pazakontë, ne ende nuk kemi diskutuar me klubin sepse deri në momentin kur ka filluar pandemia, ka shkuar gjithçka shumë mirë sepse kanë fituar të dyja palët, por në momentin kur ka filluar pandemia, ka filluar edhe një diss-balancë interesash, për arsyje se edhe sponzorët e klubit janë prekur nga pandemia dhe ka qenë e vështirë t’ju përgjigjen kontratave të cilat i kemi pasur.
 
Normalisht që duhet të kuptohet klubi, po në të njëjtën kohë edhe ne, shumica e basketbollistëve mbajnë familje me të ardhurat tona, prej marsit ne nuk jemi paguar dhe po presim, pra janë 2 paga minus deri tani. Po pres që ato të më shlyhen shumë shpejtë, klubi po pret ndihmë nga disa biznese dhe besoj që obligimet tona do të kryhen. Ka premtime se pagat do të na jepen, klubi nuk ju ka ikur kontakteve dhe bisedave me ne për këtë çështje dhe mbesim me shpresë se do bëhet një zgjedhje për ne”, tha Hajrizi në fund.
 
Drilon Hajrizi me klubin e Pejës sivjet e fituan Kupën e Kosovës që u mbajt në Rahovec dhe pejanët janë ekipi i vetëm që sivjet fituan trofe në vendin tonë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.