Basketboll

EDHE PRISHTINA PAGA MINUS, KAPITENI AZEMI BESON SE ATO DO TË SHLYHEN

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Me telashe të mëdha financiare sivjet është ballafaquar edhe kampionja aktuale e Kosovës, Sigal Prishtina që këtë po e trashëgon edhe pas pandemisë COVID-19, përcjellë AsistiOnline.com

Kapiteni legjendar i skuadrës kryeqytetase, Edmond Azemi dje ka qenë i ftuar në Sports Show të Klan Kosovës, ku ka diskutuar për telashet me financa të klubit ku u rritë, por edhe sa paga i ka borxh Prishtina, qoftë para, por edhe pas pandemisë.

Po ne e kemi ditur që kemi me pas vështirësi qysh në fillim të stinorit për shkak të disa borxheve të vjetra të klubit, por kemi vazhduar ushtrimet dhe ndeshjet dhe mund të them se jemi gjendur mirë. Sa ju përket pagave, klubi pas pandemisë na ka borxh ashtu sikurse edhe klubet tjera dy paga, por edhe para pandemisë poashtu 2-3 paga, po flas personalisht për vete. Por besoj që klubi do të na përgjigjet, sepse unë si kapiten që jam aty për vite tëra nuk do të isha në gjendje ta dërgoj klubin në BAT dhe besoj se obligimet do të na kryhen”, tha kapiteni i Prishtinës.

Prishtina sivje tnuk arriti fare të tregojë veten, duke u eleminuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, gjë që nuk ju ka ndodhur shumë moti kryeqytetasve dhe poashtu edhe në Superligë treguan shumë pasiguri, duke humbur shumë ndeshje edhe pse pandemia COVID-19 i zuri në vendin e parë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.