Basketboll

SHOQATA E LOJTARËVE NË NBA, TREGON NËSE E PËRKRAH VAZHDIMIN E GARAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditë më parë liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA ka miratuar formatin me numrin e skuadrave për rifillim të stinorit. Formati me 22 ekipe për të rifilluar sezonin 2019-20 është aprovuar me shumicë dërrmuese të votave nga të gjitha ekipet, përcjellë AsistiOnline.com

Ndërsa pro nisjes së garave dhe me formatit që u propozua nga bordi i NBA-së, janë deklaruar edhe të gjithë përfaqësuesit e shoqatës së lojtarëve të NBA-së në thirrje që miratuan njëzëri planin. Përfaqësuesit e lojtarëve të NBPA-së kanë aprovuar formatin e kthimit në lojë me 22 ekipe. Të 28 përfaqësuesit e lojtarëve në thirrjen e konferencës miratuan planin.

Michele Roberts dhe Chris Paul nga shoqata në fjalë, kishin qenë në kontakt të shpeshtë me komisionerin e NBA-së, Adam Silver gjatë pezullimit të sezonit për të diskutuar skenarët e kthimit në lojë, gjë që bëri që aprovimi i planit të jetë një proces relativisht i qetë.

Tutje thuhet se, NBA dhe Shoqata e lojtarëve do të punojnë përmes një numri detajesh të nevojshme gjatë javës tjetër për të trajtuar ndryshimet në CBA, por të dy palët janë të gatshme që NBA të rifillojë më 31 korrik. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.