ARTIN GASHI: NË SHTATOR JAM GATI!!
Prishtinë (AsisitiOnline.com) – U lëndua me 1 mars 2019 në gjysmëfinalen e Final 8 Kupës së Kosovës, por që si duket rikthimi i tij do të jetë sivjet.
Artin Gashi lëndoi rëndë gjurin e këmbës së djathtë mirëpo rikthimi i tij pritet në shtator, shkruan AsistiOnline.com
AsistiOnline.com kontaktoi, kapitenin e Golden Eagle Yllit i cili tash e një kohë të gjatë është i lënduar dhe ai foli për më të rejat rreth përgatitjes intensive qe është duke bërë për të qenë i gatshëm tërësisht për sezonin e ardhshëm.
“Jam duke u stërvitur me motivim shumë të madh. Shpresojë që në shtator do ti bashkohem ekipit në mënyrë qe në sezonin e ri të garave të jap edhe kontributin tim për objektivat e klubit”, tha Artin Gashi për AsistiOnline.com.
Komentet janë të mbyllura.