Basketboll

EDHE NJË YLL I FENERIT NË RADARIN E MILANOS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe italiane, Armani Milano si duke tnuk e ka në plan që të ndalet me përforcimin e rosterit për edicionin e ardhshëm.

Milanezët së fundmi kanë shfaqur interesim për veteranin dhe yllin e kahmotshëm të Fenerbahçes, italianin Luigi Datome i cili kohëve të fundit ka shfaqur doza pakënaqësie me drejtuesit e gjigantit turk dhe largimi i tij, duket më se i mundshëm.

Datome, luan në Fenerbahce që nga viti 2015 dhe ka një kontratë deri në vitin 2022, por që largimi i tij duket real, pasiqë Milano ka shprehur interes serioz për Datomen dhe kontaktet janë intensifikuar ditët e fundit, por e ardhmja e tij mbetet në duart e Fenerbahçes.

Deri tani, pritja është që Datome është akoma i angazhuar të mbetet në Stamboll më shumë sesa të kthehet në Itali, por situata në Fenerbahçe nuk është ende e qartë dhe vendimi i Zeljko Obradoviçit për të ardhmen e tij do të ndikojë në vendimin e lojtarëve të tyre më të mirë.

 

Nëse Milano nuk nënshkruan me Datomen, objektivi tjetër i milanezëve do të ishte Derrick Williams, një tjetër lojtar i Fenerbahçes, kontrata e të cilit do të skadojë në 30 qershor. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.