Basketboll

PLANI NBA (4) : 22 EKIPE – 22 DITË PËRGATITJE  

ORARI I AKTIVITETEVE PËR PËRGATITJEN E RIFILLIMIT TË NBA ME 30 KORRIK

(ASISTIONLINE) – Në mesin 22 skuadrave që do të udhëtojnë në Disney World në Orlando për rifillimin e edicionit janë Bucks, Lakers, Celtics dhe kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors, pasi këto tashmë e kanë siguruar Play Offin.

Tash, pasi secila nga këto 22 skuadra do të zhvilloj nga 8 ndeshje, kjo do të thotë se edhe 8 klube tjera : Heat, Pacers, 76ers, Clippers, Nuggets, Jazz, Thunder dhe Rockets pak a shumë e kanë të garantuar kualifikimin në Play Off ndërsa edhe Mavericks janë po thuaj brenda kufirit të kualifikimit. Në këtë mënyrë, mbeten 9 skuadra të cilat do të luftojnë për tri pozitat e mbetura në Play Off.

 

Në Lindje, janë tri skuadra që do të luftojnë për dy pozita në Play Off: Nets, Magic dhe Wizards.

Në Perëndim gjendja është hallakam pasi janë 6 ekipe që do të garojnë për vetëm një pozitë të mbetur në pjesën shtesë të NBA: Grizzlies, Trail Blazers, Pelicans, Kings, Spurs dhe Suns.

Tashmë e dimë se stinori ka mbaruar për 8 skuadra: Cavaliers, Hawks, Knicks, Warriors, Timberwolves, Pistons, Bulls dhe Hornets are over. Për New York Knicks është ky stinori i shtatë rresht që nuk kualifikohen në Play Off, seria e tretë më e gjatë në histori të NBA pas Kings dhe Suns.

22 ekipet të cilat do të vazhdojnë sezonin në NBA, sipas konferencave janë:

 

 

 

KONFERENCA LINDORE

  1. MILWAUKEE BUCKS
  2. TORONTO RAPTORS
  3. BOSTON CELTICS
  4. MIAMI HEAT
  5. INDIANA PACERS
  6. PHILADELPHIA 76’ERS
  7. BROOKLYN NETS
  8. ORLANDO MAGIC
  9. WASHINGTON WIZARDS

 

KONFERENCA PERENDIMORE

  1. LOS ANGELE LAKERS
  2. LOS ANGELES CLIPPERS
  3. DENVER NUGGETS
  4. UTAH JAZZ
  5. OKLAHOMA CITY THUNDER
  6. HOUSTON ROCKETS
  7. DALLAS MAVERICKS
  8. MEMPHIS GRIZZLIES
  9. PORTLAND TRAILBLAZERS
  10. NEW ORLEANS PELICANS
  11. SACRAMENTO KINGS
  12. SAN ANTONIO SPURS
  13. PHOENIX SUNS

 

1 – 9 Korrik:     Stërvitjet e obligueshme për lojtarët e 22 skuadrave pjesëmarrëse të përcaktuara varësisht nga dita e arritjes në Disney World

7 – 9 Korrik:     Arritja në kampin Disney World në Lake Buena Vista, Florida dhe testimet e kontrollimet mjekësore

9 – 29 Korrik:   Stërvitjet e ekipeve në kampin Disney të pasuara nga kontrollimet dhe testimet e dyta, pas arritjes në Disney

21 – 22 Korrik: Data e fillimit të ndeshjeve miqësore ndërmjet skuadrave. Secili ekip do të zhvilloj nga tri ndeshje me referë të NBA

30 Korrik – 14 Gusht:   Fillimi i garave kualifikuese për Play Off, në Disney. NBA ende po punon në finalizimin e orarit zyrtar të 8 ndeshjeve për secilin ekip. Duelet do të caktohen bazuar në ndeshjet e mbetura nga kalendari i garave të ndërprera për shkak të COVID-19, me 12 Mars

15 – 16 Gusht: Nëse është e nevojshme, datat e zhvillimit të serisë prej dy ndeshjeve të fazës Play – In për caktimin e skuadrës së tetë e cila kualifikohet në Play Off, në të dyja konferencat. Do të jetë  e nevojshme nëse skuadra e pozicionuar në vendin 9, në të dy konferencat, është 4 apo më pak fitore larg skuadrës në pozitën 8. Mirëpo, në fazën Play In, skuadra nr.9 duhet të fitoj me rezultat 2:0 për t’u kualifikuar në Play Off përndryshe, vetëm një fitore e skuadrës nr.8 e dërgon atë në çerekfinale të Play Offit të konferencës përkatëse

17 Gusht:      Fillimi i Play Offit. Kjo datë mund të afrohet me 15 ose 16 Gusht nëse nuk zhvillohet seria Play In. Playoffi zhvillohet me orar të zakonshëm, me katër ndeshje të fituara

30 Gusht:     Numër i kufizuar i i familjarëve dhe mysafirëve të ftuar të skuadrave të mbetura do të lejohen të vijnë në Disney, për herë të parë. Ata do të qëndrojnë në ambientet e Disney. Atyre nuk do të iu lejohet hyrja para kësaj date.

31 Gusht – 13 Shtator: Gjysmëfinalet e Konferencave

15 – 28 Shtator:            Finalet e Konferencave

30 Shtator – 13 Tetor:  Finalet e NBA (liga paraprakisht kishte planifikuar përfundimin me 12 Tetor por kjo tash ka ndryshuar)

 

Komentet janë të mbyllura.