Basketboll

PROGRES NË BISEDIME, POR ENDE PA MARRËVESHJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas katër ditësh bisedime, ka një përparim të qartë në negociatat midis teknikut serb, Zheljko Obradoviç dhe gjigantit turk, Fenerbahçe por akoma jo një marrëveshje, raportojnë mediat turke.

Pas katër ditësh në Stamboll, përfshirë ardhjen e së hënës dhe tre ditë bisedimesh të vazhdueshme, Zheljko Obradoviç dhe Fenerbahce ende po vlerësojnë të gjitha aspektet e shtrirjes së mundshme të bashkëpunimit të tyre.

Ndonëse ka përparim të qartë në bisedime, por deri më tani ende nuk ka asnjë marrëveshje konkrete mes dy palëve.

Obradoviç dhe menaxheri i përgjithshëm i klubit, Maurizio Gherardini u takuan me Presidentin e klubit Ali Koç dhe nënkryetarin e Fenerbahçes, Semih Ozsoy të martën dhe gjithashtu mbrëmë.

Bisedimet po vazhdojnë, të dy palët janë në kontakt të vazhdueshëm. Obradoviç dëshiron të udhëheqë një pretendent për titull të Euroligës dhe Feneri ende nuk i ka garantuar një gjë të tillë, por mbetet të shihet se cili do jetë epilogu final i këtyre bisedimeve. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.