Basketboll

OLADIPO TREGON NËSE DO TË JETË PJESË E VAZHDIMIT TË NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Indiana Pacers, Victor Oladipo ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse do të luajë kur Liga e NBA do të rifillojë në korrik në Florida.
 
Oladipo u kthye në fushë në janar të këtij viti pas një dëmtimi në këmbën e djathtë, dhe poashtu më parë vuajti nga një dëmtim i gjurit.
 
Ndihem shumë më mirë. E di që ekziston rreziku me këtë situatë timen pas një pushimi të gjatë dhe tani që dua të kthehem shpejt në formë. Unë thjesht duhet të jem i gatshëm dhe kjo është ajo“, i tha Oladipo ESPN-së.
 
Ai luajti vetëm 13 ndeshje para fundit të sezonit në mars për shkak të pandemisë koronavirus, kjo është arsyeja pse ai tani dëshiron të zvogëlojë shanset për një dëmtim tjetër të madh duke luajtur pas një pushimi të gjatë.
 
Pasi u kthye në fushë pas dëmtimit, Oladipo pati mesatarisht 13.8 pikë, 3.2 kërcime, tre asistime, për ndeshje.
 
Amerikani e filloi karrierën e tij në Orlando kur Magic e zgjodhi atë nga Universiteti i Indianas, dhe më pas ai ishte një anëtar i Oklahoma City Thunder për t’u transferuar në Indiana përmes tregtisë, apo si e quajnë në NBA, trade-it. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.