Basketboll

SI DO TË JETË SISTEMI I GARAVE NË LIGËN MBARË-KOMBËTARE SHQIPTARE?

Prishtinë(AsistiOnline) – Në një paraqitje televizive në Sports Show të Klan Kosovës, kreu i FBK-së Arben Fetahu ka folur për sistemin e garave në ligën mbarë-kombëtare shqiptare.

Fetahu ka treguar se sistemi i garës, tashmë është gati dhe është punuar për ti kënaqur shijet e publikut i cili pritet të jetë i shumtë në numër.

Fetahu fillimisht tregoi për numrin e ekipeve që do të jenë pjesëmarrëse në garë dhe si mund të fitohet e drejta për të luajtur në të.

Në garë gjithsejt do të jenë 8 ekipe. 4 ekipet e ranguara më së miri në Kosovë, por edhe në Shqipëri njejtë, kjo do të jetë në çdo vit e njejtë. Nëse nuk ka ekipe në garat evropiane, por nëse ka do të hyjë automatikisht ekipi i radhës i ranguar në tabelë, si zëvendësim i ekipit të larguar”.

Tutje, Fetahu sqaron sistemin e garave në këtë ligë dhe si caktohet kampioni i saj.

Sa i përket sistemit të garave, është vajtje ardhje, do të luhen 14 xhiro ku do të ndeshen të gjitha ekipet mesvete. Gjashtë ekipet e para luftojnë për titullin e kampionit me atë që dy të parat shkojnë drejtpërdrejt në ”Final Four”, ndërsa vendi i tretë kundër vendit të 6 dhe vendi i 4 kundër vendit të 5 në vajtje ardhje i caktojnë edhe dy ekipet e radhës të inkuadruara në ”Final Four” në të cilin luhet vetëm nga një ndeshje, pa takime kthyese. Dhe në fund zhvillohet ”Final Four” i garës, që një vit luhet në Shqipëri dhe një vit në Kosovë”.

Fetahu në fund sqaron edhe sistemin e rënies nga gara.

Nga gara bie vetëm një ekip, ekipi i fundit i cili mbetet i fundit në tabelën e stinorit të rregullt(8). Ky ekip që bie nuk ka të drejtë të luaj në vitin e ardhshëm në garë edhe nëse është kampion i vendit. Ekipi që bie, zëvendësohet nga një ekip i shtetit nga i cili është rënë ekipi i fundit”, tha i pari i FBK-së. /I

Komentet janë të mbyllura.