Basketboll

BARCELONA ZYRTARIZON JASIKEVICIUSIN TRAJNER TË SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ende pa u bërë 24 orë të plota që nga ndarja me trajnerin Svetislav Pesiç, skuadra e Barcelonës e ka zyrtarizuar trajnerin që do i prijë ekipit në stinorin e ri.

Blaugrana kanë emëruar në krye të skudrës, trajnerin lituanez Sarunas Jasikevicius.

Jasikevicius, 44 vjeç, ishte trajneri kryesor në Zalgiris Kaunas që nga viti 2016, dhe iu bashkua stafit të ekipit lituanez disa vjet më parë pasi përfundoi karrierën e tij të suksesshme si lojtar e cila përfshin edhe dy stintore tek Barcelona.

Ne po mundoheshim ta mbanim Sarunasin, por konkurrenca për të ishte pabesueshmërisht e madhe. Ne do të donim ta falënderonim trajnerin për të gjithë punën e tij, dhe i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij. Dyert e Zalgiris janë gjithmonë të hapura për të”, tha drejtori i Zalgirisit, Paulius Motiejuna.

Katër herë kampioni i EuroLigës dhe MVP i Final Fourit të vitit 2005.Në Euroligë me Zalgirisin nuk pati aq shumë suksese, por në nivelin vendas, ai fitoi kampionatin pesë herë dhe shtoi tre kupa lituaneze. Përveç kësaj, ai u emërua Traineri i Vitit në Lituani tre vjet me radhë, 2017, 2018 dhe 2019.

Si lojtar i Barcelonës, Jasikevicius kapi një titull të Euroligës në 2003, dy kampionate të Spanjës dhe tre trofe të Copa del Rey. Ai mbeti me Blaugrana nga 2000 në 2003 dhe u kthye për sezonin 2012-13. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.